SHBA-të në kuadër të rregullores së re të Departamentit Amerikan të Shtetit, do të kërkojnë informacione në rrjetin social për personat që do të aplikojnë për viza.
Sipas lajmit të BBC-së, thuhet se në kuadër të rregullores së re të Departamentit të Shtetit, në aplikimet për viza do të kërkohen edhe emrat e profileve në rrjetet sociale, e-maili 5 vjeçar dhe numri i telefonit.
Në deklaratën e Departamentit të Shtetit thuhet se “Përderisa përkrahim udhëtimin në përputhje me ligjin në SHBA, ne po punojmë për mekanizma të reja për të përmirësuar procesin e rishikimit për mbrojtjen e qytetarëve tanë”.
Aplikantët për viza diplomatike dhe zyrtare do të përjashtohen nga kjo praktikë, por për personat që duan të shkojnë në SHBA për të punuar ose për të studiuar do të kërkohen informacionet e rrjeteve sociale.