Uashingtoni të enjten e ardhshme do t’i dorëzojë Irakut avionin e parë F-16.
Agjencite e lajmeve njoftojne se autoritetet amerikane kanë njoftuar se ky avion do t’i dorëzohet Irakut në kuadër të marrëveshjes për shitjen e armëve që është nënshkruar mes Uashingtonit dhe Bagdadit. Në bazë të kësaj marrëveshje, Iraku ka blerë 36 avionë F-16 nga Amerika. Vlen të theksohet se autoritetet amerikane edhe në fillim të pranverës njoftuan për dorëzimin e armatimit të rëndë tek autoritetet irakiane.