-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

SHBA-ERDOAN, LIDERI MË POPULLOR NË VENDET MYSLIMANE

Më të lexuarat

Një sondazh publik, realizuar nga një qendër studimesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në disa vende myslimane, nxjerr në pah se Turqia është shteti, që kontribuon më shumë për paqen në Lindje të Mesme, ndërsa Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan është lideri më popullor.

78 për qind e egjiptianëve, 74 për qind e tunizianëve, 70 për qind e jordanezëve dhe 49 për qind e libanezëve pjesëmarrës në anketën e lartpërmendur, janë shprehur se qeveria turke është ajo me më shumë dobi për demokracinë në Lindje të Mesme.

Ndërsa 52 për qind e popullit pakistanez mendon se kontribuuesja më e madhe për demokracinë në rajon është qeveria e Arabisë Saudite.

Sipas mesatares së përfundimeve, 65 për qind e të anketuarve kanë zgjedhur Kryeministrin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan si liderin më popullor.

Kreu i qeverisë turke ndiqet nga Mbreti i Arabisë Saudite Abdullah, i cili gëzon pëlqimin e 58 për qind të pjesëmarrësve në anketë.kohaislame


- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit