-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

SHBA e zhgënjyer me serbinë me rasti Bytyçi

Më të lexuarat

Shtetet e Bashkuara thonë se janë të zhgënjyera me vendimin e Serbisë për të liruar dy të akuzuarit për përfshirje në vrasjen e tre vëllezërve shqiptaro amerikanë më 1999.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Viktoria Nullënd, ka thënë se drejtësia mbi këtë rast mbetet ?prioritet i lartë? në marrëdhëniet dypalëshe me Serbinë.
Dhoma për krime lufte e Gjykatës së Lartë në Beograd ka shfajësuar sërish Sreten Popoviqin dhe Millosh Stojanoviqin nga akuzat se kanë ndihmuar në vrasjen e vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, në Petrovo Sellë, në vitin 1999.
Rigjykimi është mbajtur pasi Gjykata e Apelit e Serbisë ka hedhur poshtë vendimin fillestar për lirim.
Tre viktimat kanë shkuar nga Nju Jorku në Kosovë gjatë luftës së vitit 1999. Trupat e tyre janë gjetur në varrezë masive më 2001.
Prokurorët kanë thënë se do të apelojnë vendimin e ri./indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit