2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

SHBA dhe K. Jugore i filluan manovrat ushtarake

Më të lexuarat

Forcat e Koresë Jugore dhe të Shteteve të Bashkuara i kanë filluar manovrat e përbashkëta triditëshe ushtarake në bregun lindor të Gadishullit Korean.

Këto ushtrime po mbahen pasi muajin e kaluar, Koreja Veriore, shpalli se do ta bëjë një test të ri atomik, për t’i kundërshtuar sanksionet e zgjeruara të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Këto sanksione ishin ashpërsuar pasi Pheniani e kreu një lansim të raketës me rreze të gjatë veprimi, në muajin dhjetor, që është parë si test i raketës së maskuar balistike.

Pheniani thotë se lansimi i raketës ishte bërë me qëllim që të dërgohet një satelit në orbitë.

Koreja Jugore tha se ushtrimet që filluan sot janë pjesë e stërvitjeve të rregullta ushtarake dhe ishin të parapara para fillimit të tensioneve të fundit me Korenë Veriore.

Pheniani i ka dënuar ushtrimet duke i cilësuar si “luftënxitëse”.

Koreja Veriore i ka ndërmarrë dy teste atomike në vitin 2006 dhe 2009.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit