Shtetet e Bashkuara kanë denoncuar planet e Izraelit që të zgjerojë vendbanimet në Bregun Perëndimor, duke thënë se kjo paraqet një pengesë për nisjen e bisedimeve paqësore me palestinezët.
Komenetet e së mërkurës të zëdhënsit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Toner vijnë pasi që kryeministri izraelit urshëroi ndërtimin e 30 shtëpive të reja në Beit El, afër qytetit të Ramallahut.
Bisedimet direkte paqësore në mes të izraelitëve dhe palestinezëve mbesin të ngrira që nga 2010 dhe ndërtimi i vendbanimeve hebreje në Bregun Perëndimor është një nga arsyet./BS/kohaislame