Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje presidentit egjiptian Mohamed Morsi të tërheqë komentet fyese anti-semite që ai bëri para se të zgjidhej.
Sipas një videoje lëshuar javën e kaluar nga Instituti i Lindjes së Mesme, në vitin 2010 z. Morsi iu referua izraelitëve si “pushtues të Palestinës” dhe “gjakpirës, luftë-nxitës dhe pasardhës të derrave dhe majmunëve.” Ai bëri edhe vërejtje të tjera përçmuese dhe u bëri thirrje egjiptianëve për t’i mësuar fëmijët e tyre të urrejnë hebrenjtë.
Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland, u tha gazetarëve të martën se Uashingtoni i dënon komentet e bëra nga Presidenti Morsi.