Një irakian, i cili është denuar si fajtor për akuza që lidhen me terrorizëm, është dënuar me burgim të përjetshëm në Kentaki të Shteteve të Bashkuara.
Gjykata e Qarkut atje ka shqiptuar dënimin për 25-vjeçarin Mohanad Shareef Hammadi.
Bashkëpunëtori i tij, Waad Ramadan Alwan, 30 vjeç, ka marrë dënim më të vogël, pasi ai ka “tradhtuar” shokun e tij, dhe ka bashkëpunuar me prokurorët, pas arrestimit të tij në maj të 2011-ës.
Hammadi dhe Alwan janë shpallur fajtorë për konspiracion se gjoja ata kishin deshiruar te grumbullonin te holla për t’ia dërguar, Al Kaidës në Irak, për të blerë armë.