1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

SHBA cilëson Gardën Iraniane si “organizatë e huaj terroriste”

Më të lexuarat

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ndërmorri një hap të paprecedent duke e cilësuar Gardën Islamike Revolucionare të Iranit si “organizatë të huaj terroriste”.

Hapi i qeverisë amerikane përbën rastin e parë që që një agjenci qeveritare cilësohet si organizatë terroriste, edhe pse pjesë e trupave ishin caktuar si të tilla më parë, konkretisht krahu elitar i operacioneve të jashtme të njohura si Forcat Kuds.

Trump tha se ky hap “njeh realitetin se Irani nuk është vetëm një sponsor shtetëror i terrorizmit, por Garda Revolucionare merr pjesë aktive, financon dhe promovon terrorizmin si një mjet i çështjeve shtetërore”.

“Kjo i bën tejet të qarta rreziqet e të punuarit me Gardën Revolucionare të Iranit. Nëse bëni punë me Gardën Revolucionare, ju do të jeni duke financuar terrorizmin”, tha Trump në një deklaratë./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit