1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

SHBA, Britania e Madhe dhe BE-ja kërkojnë formimin sa më të shpejtë të Qeverisë

Më të lexuarat

Pas Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadës së Britanisë së Madhe, edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka kërkuar formimin sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës.

Në postimin e Ambasadës amerikane në Facebook theksohet se qytetarët me padurim po presin formimin e Qeverisë së Kosovës që do të sillte ndryshime pozitive.

“Ne i bashkohemi thirrjes së Zyrës së Bashkimi Evropian në Kosovës. Qytetarët e Kosovës mezi presin formimin e qeverisë që do të sillte ndryshimet pozitive”.

Ndryshe, sot gjatë ditës ka reaguar Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë si dhe Ambasada britanike.

Zyra e BE-së në një deklaratë për media thekson “ Ne besojmë se palët në fjalë do të arrijnë konsensusin e nevojshëm për të tejkaluar sfidat e mbetura”.

“Kosova duhet që me urgjencë të vazhdojë punën në reforma për zhvillim ekonomik dhe shoqëror, si dhe sundim të ligjit, zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë dhe dialogun me Beogradin të cilin e lehtëson BE-ja”, thuhet në deklaratë.

Edhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë mbështeti deklaratën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, EULEX-it dhe krerëve të misioneve të BE-së në Kosovë, për krijimin e sa më të shpejtë të qeverisë së re me qëllim të vazhdimit të reformave në ekonomi, drejtësi dhe vazhdim të dialogut me Serbinë.

“Ne mbështesim deklaratën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, EULEX-it dhe krerëve të misioneve të BE-së në Kosovë”, thuhet në një reagim të Ambasadës britanike. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit