-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

SHBA: Arrestohet prifti Jones i cili dogji një kopje të Kur’anit

Më të lexuarat

Prifti kontrovers amerikan, Terry Jones, është arrestuar në Florida pasi kishte njoftuar planin e tij për të djegur 3 mijë kopje të Kuranit në përvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit.

Jones, 61 vjeç, u ndalua nga policia teksa po udhëtonte me një furgon, ku po transportonte një skarë mishi të mbushur me kopje të librit të shenjtë të Muslimanëve të lagura me kerozenë.

Ai kishte thënë se do të digjte 2.998 kopje të librit në një park në Gjirin e Tampas, në kujtim të viktimave të sulmeve të 11 shtatorit.

Një veprim i ngjashëm i bërë prej tij në vitin 2010 shkaktoi irritim në mbarë globin. Ndërsa një vit më vonë, kisha e tij në Geinsvill të Floridës dogji një kopje te Librit Fisnik Kur’anit, veprim që çoi në protesta të dhunshme të shoqëruara me viktima në Lindjen e Mesme dhe Afganistan.

Terry Jones u arrestua bashkë me një bashkëpunëtorin e tij, priftin Marvin Sapp Jr, teksa po udhëtonin me automjetin e tyre ditën e mërkurë.

Të dy personat janë akuzuar për transport ilegal lëndësh djegëse, ndërsa Jones në veçanti për armëmbajtje në ambjent të hapur, deklaroi policia.

Terry Jones më herët kishte njoftuar në faqen e tij të internetit planin për të djegur kopjet e Kuranit në një park. Sherifi i kontesë, Grady Judd deklaroi se detektivët e tij e kishin paralajmëruar më parë priftin se planet e tij binin ndesh me ligjin.

“Ne jo vetëm që i thamë se kishte të drejtë të bënte fjalime, por e inkurajuam të shkonte në park nëse do të donte t’i bënte ato. Por ai do të shkonte atje për të shkelur ligjin”, deklaroi sherifi Judd.

/ Tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit