0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

SHBA – Android mbi 50%

Më të lexuarat

Android po dominon tregun amerikan të smartphoneve, tregoi një hulumtim i kryer nga comScore. Nga shkurti SO mobil i Google ndodhet në krejtësisht 50.1% të smartphoneve në SHBA.

iPhone i Apple përbën 30.2% të tregut amerikan, ndërsa posedimi ende vazhdon të rritet. Pjesa më e madhe e rritjes së dy platformave më të fuqishme është bërë mbi kurrizin e BlackBerryt i cili tani ka në posedim 13.4% të tregut amerikan të smartphoneve. Në periudhën prej tri muajve posedimi i RIM ka rënë pikërisht për aq për qind për sa është rritur posedimi i Androidit. Në pjesën e fundme të listës ndodhet edhe Microsoft – posedimi i kombinuar i Windows Phone dhe Windows Mobile në tregun amerikan është 3.9%.

në mesin e prodhuesve të celularëve, i pari për nga posedimi është Samsung me 25.6% të tregut, pason LG me 19.4%, e Apple me posedimin prej 13.5% në vendin e tretë ia zuri vendin Motorolas e cila ka posedimin prej 12.8%. vendi i pestë i takoi HTC-së me posedimin prej 6.3%.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit