4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

SHBA: Aktivistët paralajmërojnë protesta për 1 Maj

Më të lexuarat

Aktivistët e lëvizjes “Okupo” në disa qytete të Shteteve të Bashkuara planifikojnë ta shënojnë Një Majin me marshime, greva, demonstrata dhe akte të tjera të mosbindjes civile.

Në këtë mënyrë festohet lëvizja për të drejtat e punëtorëve dhe protestohet kundër pabarazisë ekonomike në rritje.
Në San Francisko punëtorët në tragete planifikojnë të bëjnë grevë, duke e ndërprerë shërbimin e udhëtatrëve.
Në Nju Jork, aktivistët e lëvizjes “Okupo Wall Street-in”, planifikojnë “shkatërrime kreative kundër korporatave”.
Aktivistët e kësaj lëvizjeje në Los Anxhelos, planifikojnë “paralizimin” e qytetit me “fuqinë e popullit dhe karvanin e biçikletave”. Pastaj, organizuesit e këtyre aksioneve kanë paralajmëruar protestë në pjesën financiare të qytetit.
Një Maji, i njohur edhe si Dita e Punëtorëve, është ditë pushimi në afro 80 vende të botës, por jo në Shtetet e Bashkuara./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit