1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

SHBA, 40 për qind e të rriturve janë obezë

Më të lexuarat

Një hulumtim i kryer në SHBA, zbuloi se 4 nga 10 të rritur janë obezë dhe një në 10 persona obez ekstrem.

Në hulumtimin e kryer nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) të Departamentit Amerikan të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS), janë ekzaminuar të dhënat shëndetësore përfshirë vlerat e gjatësisë dhe peshës së 5 mijë personave.

Si rezultat i punimeve u përcaktua se norma e obezitetit është 42 për qind dhe obezitetit ekstrem 9 për qind.

Cynthia Ogden, një nga autoret e hulumtimit pasi ka bërë të ditur se gjysmë shekulli më parë vetëm 1 në 100 amerikanë të rritur ishin obezë, ajo tha që “Ndërsa tani obeziteti është 10 herë më i përhapur. Norma e obezitetit është rritur rreth 40 për qind në 20 vite”.

Ndërsa eksperti për obezitetin Dr. William Dietz nga universiteti George Washington në vlerësimin e tij lidhur me rezultatin e hulumtimit theksoi se sot më shumë amerikanë janë të rrezikuar nga diabeti, kriza në zemër dhe kanceri.

Obeziteti është një prej problemeve më të rëndësishëm të vendit tha Dietz i cili ka shtuar se “Qeveria nuk është insistuese lidhur me masat për të nxitur aktivitetin fizik dhe ushqyerjen e shëndetshme. Ndërtimi i më shumë trotuareve, vendkalimeve për këmbësorë dhe taksimi ndaj pijeve me sheqer mund të bëjë një ndryshim të madh”.

Në përcaktimin e rrezikut të obezitetit, vërehet indeksi i masës trupore që tregon balancën e gjatësisë dhe peshës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit