2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

SHBA: 15 vjeçari vret 3 fëmijë dhe dy të rritur

Më të lexuarat

Të dielën në mbrëmje, në një shtëpi në qytetin Albuquerque në shtetin federal amerikan New Mexico ka ndodhur vrasja e 5 personave.
Autoritetet e New Mecico, në jug të SHBA-së, njoftuan sot një adoleshent 15-vjeçar ka vrarë me armë zjarri dy të rritur dhe tre fëmijë. Siç bën të ditur amerikane e lajmeve AP, ende nuk dihen motivet e vrasësit dhe as lidhja e tyre me viktimat. Ku akt tjetër i të rëndë i vrasjes së shumëfishtë vjen menjëherë pas shpalljes së masave të presidentit Obama për kufizimin e armëmbajtjes. Mësohet se viktimat janë një burrë, një grua, dy vajza dhe një djalosh. Siç bëri të ditur zëdhënësi i Zyrës së sherifit të qarkut Bernalilo, Aaron Williamson, vrasësi adoleshent është arrestuar dhe do të akuzohet për vrasje dhe keqtrajtim të fëmijëve me pasoja vdekjeprurëse. Raportohet se inspektorët po tentojnë të konstatojnë se cili është pronar i armëve që janë gjetur në shtëpi ku është kryer vrasja, e ku përveç tjerash është gjetur edhe një pushkë gjysmë automatike. Krimi shënohet pak pas ngjarjes së rëndë në një shkollë amerikane ku mbetën të vrarë 20 fëmijë nën 6 vjeç.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit