1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

SHBA – 1 500 persona të vrarë nga policia në 1 vit e gjysmë

Më të lexuarat

Numri i të vrarëve nga policia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) që nga janari 2014 e deri më tani i ka kaluar 1 mijë e 500 persona.
 
Vrasjet nga policia kohët e fundit në SHBA, kryesisht ato të afro-amerikanëve dhe mos-hetimi serioz i policëve është bërë shkak i protestave masive në të gjithë vendin.
Theksohet se vrasjet e afro-amerikanëve si Michael Brown, Eric Garner, Walter Scott dhe Freddie Gray kanë qenë në fokusin kryesor, sepse ato kanë qenë në faqet e mediave dhe të protestave. Por si njoftohet në SHBA ka edhe qindra të tjerë që vriten nga policia.
Numrin në lidhje me të vrarët nga policia e regjistron FBI-ja ku dhe autoritetet lokale nuk janë të detyruara për të bërë njoftime, dhe në këtë kontekst shifrat në lidhje me vrasjet e kryera nga policia mund të pasqyrojnë vetëm një pjesë të së vërtetës.
Sipas të dhënave të mbledhura nga organizata “Killed by Police” mësohet se që nga viti 2014 e deri tani në 16 muaj numri i të vrarëve nga policia ka kaluar 1 mijë e 500 persona.
Në njoftimin e organizatës në faqen e internetit theksohet gjithashtu se ata kanë publikuar vetëm të dhënat në lidhje me personat e vrarë nga policia pa shqyrtuar nëse këto persona janë vrarë në raste kur policia ka pasur të drejtë apo nëse janë vrarë kur policët kanë qenë në detyrë apo jo.
Për arsyen se nuk mblidhen të dhëna të sakta në lidhje me vrasjet nga policia nuk ka edhe konkluzione për rritjen e tendencës së ngjarjeve, por vërehet se protestat kundër dhunës policore sa vinë e rriten në vend./trt
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit