3.4 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Sharja dhe ofendimet a e prishin agjërimin?

Më të lexuarat

Jam një vajzë e re e cila jetoj me dy prindër të cilët gjatë Ramazanit nevrikosen me neve fëmijëve dhe na bërtasin. Ata ofendojnë dhe shajnë edhe të tjerët duke u bërë të bezdisshëm. Kjo sjellje e tyre a ua prish agjërimin apo jo?

Përgjigja:

? Kjo sjellje nuk ua prish agërimin por ua dobëson dhe ua mungon shpërblimin e ajgërimit. Besimtarit nuk i lejohet të përdor këso sjelljesh asnjëherë, aq më tepër i shtohet ndalesa në Ramazan kur ai është duke agjëruar. Neve obligohemi që ta shtojmë përkujdesin tonë për agjërim sa më shumë të jetë e mundur dhe kështu të na shtohet edhe shpërblimi i tij e jo ta pakësojmë atë. Duhet të largohemi gjithsesi nga çdo sjellje që mund t`i nevrikos të tjerët dhe shkaktar për futjen e përçarjes dhe hidhërimit. Tërë këtë e mbështesim në fjalën e Pejgamberit, sal-lalahu alejhi ue selem, i cili thotë: “Gjatë ditëve të agjërimin askush nga ju të mos flasë fjalë të këqija e as të mos hidhërohet. Nëse ndokush e ofendon apo dëshiron të rrihet le t`i thotë: `Unë jam agjërueshëm” (Shënon Buhariu dhe Muslimi)

Komisioni i Përhershëm i Dijetarëve. Fetvaja nr. 7825.
Kryetari i saj Shejh Abdulaziz ibën Bazi.

Përshtati Lulzim Susuri


http://www.ehlihadithi.com/
•••? https://www.facebook.com/HoxheLulzimSusuri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit