0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Shala: Limaj nuk ka qenë pjesë e projektit për të cilën flet Haradinaj

Më të lexuarat

Nisma për Kosovën ka reaguar lidhur me një deklaratë të deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj i cili ka thënë se prokuroria duhet të hetojë tenderin për ndërtimin e një rruge të dhënë në kohën sa Limaj ka qenë Ministër i Transportit.
Por, zyrtarë të Nismës për Kosovën, kanë thënë se Haradinaj ka ngatërruar këtë çështje. Endrit Shala anëtar i kryesisë së Nismës për Kosovën dhe ish-shef i kabinetit në Ministrinë e Transportit kur në krye të saj ishte Fatmir Limaj, ka thënë se për rrugën të cilën flet Haradinaj ka qenë projekt në kohën kur shefi i tij nuk ka qenë ministër.
Shala për lajmi.net ka deklaruar në kohën kur Limaj ka qenë ministër është projektuar dhe kanë përfunduar punimet nga Prishtina deri në Orllat.
“Unë dua t’i kujtojë z. Haradinaj se në kohën kur ka qenë Fatmir Limaj ministër është projektuar dhe tenderuar dhe janë kryer punimet për një vit e gjysmë punimet e autostradës nga Prishtina deri në kryqin e Orllatit në Gjurgjicë. Ky ka qenë projekti i filluar dhe i përfunduar në kohën kur Limaj ka qenë ministër”, është shprehur Shala.
“Kurse sa i përket projektit të rrugës Pejë–Prishtinë për të cilën z. Haradinaj ka folur, ai duhet ta dijë që ky projekt ka filluar të ekzekutohet në kohën kur z. Limaj nuk ka qenë ministër i transportit do të thotë nga viti 2011, kur ministër ka qenë Fatmir Mujota”, ka thënë ai.
Daut Haradinaj ka thënë se rruga Pejë–Prishtinë, Gjakovë–Prishtinë, është skandal dhe ka ftuar prokurorinë të hetojë këtë.
“Unë po ta them një të vërtetë: rruga Pejë–Prishtinë, Gjakovë–Prishtinë është skandal për qeverinë dhe unë publikisht e thirri prokurorin me shkua me i thanë se pse është e mundshme që një projekt 5 vite, 5 kilometra, një kompani që e ka fituar tenderin nuk e ka kryer punën”, ka deklaruar Haradinaj në emisionin ‘Saktë’ që do të transmetohet nesër në First Channel.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit