-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Shakhtar, vetëm një stërvitje e lehtë për Bayernin

Më të lexuarat

Skuadra e Bayern Munichut e ka deklasuar Shakhtar Donetskun me rezultat të lartë, 7-0, për t’u kualifikuar në çerek-finale të Ligës së Kampionëve.

Gjithçka filloi keq për Shakhtarin kur mbrojtësi Olexandr Kucher u përjashtua nga loja për shkak të ndërhyrjes nga prapa në Mario Gotzen, brenda zonës së rreptësisë. Nga pika e bardhë i saktë u tregua Thomas Muller(4’).

Skuadra e Pep Guardiola e shfrytëzoi mirë epërsinë e lojtarëve në fushë dhe filluan të luajnë vetëm në pjesën e fushës së Shakhtarit, ku edhe e arritën golin e dytë në minutën e 34-të përmes Jerome Boateng.

Edhe pse patën edhe raste të tjera, bavarezët nuk arritën të tundin më rrjetën e Shakhtarit dhe kështu shkuan në pushim me një epërsi solide prej 2-0.

Me të filluar pjesa e dytë, Bayerni shënoi edhe golin e tretë. Kësaj radhe golashënues ishte Franck Ribery, i cili pas një kombinimi të mirë me David Alaban, u fut në brendësi të zonës së Shakhtarit dhe e mposhti portierin me lehtësi(48’).

Tre minuta më vonë, Thomas Muller shënoi edhe golin e dytë personal dhe të katërtin për Bayernin (52’).

Potpuria e golave vazhdoi edhe më tej kur Holger Badstuber shënoi golin e pestë për Bavarezët në minutën e 63-të.

Në minutën e 75-të, Bastian Schweinsteiger dërgoi një pasim milimetrik te Robert Lewandowski, i cili shënoi bukur për golin e gjashtë të skuadrës.

Ndërsa, për ta barazuar rekordin e fitores më të lartë në Ligën e Kampionëve, u përkujdes Mario Gotze që shënoi një gol spektakolar në minutën e 87-të. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit