4.4 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Shabani: Aspak e lehtë të bësh gazetari në Kosovë

Më të lexuarat

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Zekirja Shabani u bën thirrje institucioneve që të vënë në funksion mekanizmat ligjor për të krijuar një ambient më të përshtatshëm për zhvillimin e lirisë së shprehjes, si një instrument i rëndësishëm i zhvillimit të demokracisë.
Me një aktivitet ë mbajtur para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, me moton “Fol, mos u tut” Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shënuar Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit.
 
Ky aktivitet ka grumbulluar gazetarë të medieve të ndryshme, kurse kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Zekirja Shabani, ka kërkuar nga kolegët e tij të mos dekurajohen nga situata e krijuar në vend dhe të vazhdojnë të raportojnë drejtë dhe në mënyrë profesionale
 
“Nuk janë thjeshtë emra, data dhe numra. Janë jetë te kolegëve tanë që u rrezikuan në përpjekje për të thënë të vërtetën. Për të zbuluar abuzimet me paratë publike, korrupsionin e për të informuar drejtë qytetarët me atë çfarë ndodhë në vend”, tha Shabani.
 
“Janë 24 raste vitin e kaluar kur gazetarët pësuan në kryerje të detyrës, u kërcënuan dhe u sulmuan fizikisht. Vetëm këtë vit kemi 6 raste të dhunës ndaj gazetarëve. Kjo tregon se të bërit gazetari në Kosovë nuk është aspak e lehtë dhe ne nuk jemi plotësisht të lirë në punën tonë. Kjo për shumë arsye. Duke filluar nga gjendja e rëndë financiare me të cilat përballen mediat ne vend, mungesa e funksinimit të rendit dhe ligjit, si dhe presionet e grupeve të interesit nga politika e biznesi”, tha ai.
 
“Fatkeqësisht një numër i madh i kolegëve gazetarë punojnë në medie pa kontrata pune dhe paguhen jo dinjitetshëm për punën që bëjnë. Madje shpesh edhe u vonohen pagat për muaj të tërë dhe nuk kanë kushte elementare për punë. Është shqetësuese se kjo gjendje vetëm po përkeqësohet”.
 
Shabani tha se Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u bënë thirrje institucioneve që të vënë në funksion mekanizmat ligjor për të krijuar një ambient më të përshtatshëm për zhvillimin e lirisë së shprehjes, si një instrument i rëndësishëm i zhvillimit të demokracisë.
 
“Kolegëve gazetarë u themi të mos dekurajohen nga situata e krijuar në vend dhe të vazhdojnë të raportojnë drejtë dhe në mënyrë profesionale. Të shkruajmë shlirë dhe t’i mbajmë përgjegjës të gjithë për përgjegjësitë që kanë. Të flasim për padrejtësitë që na bëhen duke filluar nga vendet tona të punës. ‘Fol, Mos Hesht!’ është edhe moto e këtij aktiviteti të sotëm”.
 
“Pra të ngrisim zërin për kushte më të mira të punës për gazetarët dhe krijimin e një ambienti të sigurt për punë”, tha kryetari i AGK-së. /Telegrafi/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit