-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Sfidat e jetimëve në Shqipëri

Më të lexuarat

Në Shqipërisë fëmijët e mbetur jetimë përballen me vështirësi të mëdha. Shumë nga ata mbeten pa strehë dhe pa punë, pasi largohen nga qendrat shtetërore.

Organizatat joqeveritare pohojnë se ligjet janë të pamjaftueshme, dhe se në Shqipëri ka shumë më tepër fëmijë jetimë se sa ata që njihen si të tillë me ligj.

Dramat e shumta që sollën gjatë tranzicionit emigrimet massive, dhuna në familje dhe vdekjet jo të pakta të prindërve në mosha të reja e kanë rritur mjaft numrin e jetimëve socialë në Shqipëri, për të cilët mungojnë studime të detajuara. Sipas të dhënave më të fundit, vetëm 20 për qind e jetimëve biologjikë strehohen në qendra rezidenciale, ndërsa 80 për qind trajtohen si fëmijë në nevojë, të cilët i kanë prindërit të paaftë, ose të divorcuar, të emigruar, ose kanë prindër që u është hequr e drejta prindërore. Një pjesë e këtyre konsiderohen si fëmijë të rrugës, dhe po bëhen përpjekje të trajtohen në qendra rezidenciale.

Statusin e jetimit biologjik e kanë sipas ligjit vetëm 1 mijë e 465 jetimë nga 0-25 vjeç. Shqipëria ka 28 qendra të tilla rezidenciale, një pjesë shtetërore dhe një pjesë joshtetërore, që administrhen nga qendra fetare, ngo, nisma private. Nga këto 11 janë qendra shtetërore që strehojnë jetimë nga 0-3 vjeç, 3-6 vjeç dhe 6-15. Por numri i tyre i vërtetë është shumë më i madh.

Drejtuesi i Institutit Kombëtar për Integrimin e Jetimëve, Ilir Çumani, thotë se ligjet shqiptare në këtë fushë janë të mangëta, sepse quajnë jetim vetëm fëmijët me prindër të vdekur, por jo edhe ata që kanë prindër të paaftë, pra jetimët socialë.

Sociologët mendojnë se kujdesi i pamjaftueshëm për fëmijët jetimë është një çështje komplekse dhe një plagë e thellë sociale, sepse problemet që po kalon sot shoqëria shqiptare kanë viktimizuar së pari këtë pjesë të pambrojtur të popullatës. Ata mendojnë se pushteti vendor mund dhe duhet të trajtojë jetimët socialë me një kujdes më të madh, qysh nga zbulimi i tyre, duke studiuar familjet në nevojë dhe të evdidentojë se kush prej fëmijëve rrezikohet nga dhuna. Përveç kësaj një sfidë e vërtetë është strehimi dhe punësimi tyre./voa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit