-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Serwer, Veselit: Punoni për ta përmirësuar jetën e qytetarëve

Më të lexuarat

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës zyrtare në Uashington, u takua me Daniel Serwer, ekspert i çështjeve ndërkombëtare, në veçanti ato të Ballkanit, njëherësh mik i madh i Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, Kryetari Veseli e falënderoi profesorin Server për përkrahjen e madhe që i dha Kosovës para dhe pas pavarësisë.

Server theksoi se Kosova është në rrugë të mbarë dhe storie e suksesit për komunitetin ndërkombëtar, pavarësisht sfidave të fundit në vend, por duhet të vazhdohet të punohet për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës.

Kryetari Veseli bisedoi edhe për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për vazhdimin e punës së Kuvendit, duke mbetur të përkushtuar në përmbushjen e agjendës së integrimeve euro-atlantike, zhvillimit ekonomik dhe sundimit të ligjit.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit