-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Serwer: Thaçi e Vuçiqi, po e mashtrojnë njëri-tjetrin

Më të lexuarat

Nocioni se duhet marrëveshje e madhe dhe gjithëpërfshirëse, nuk e bind fort ekspertin amerikan për çështjen e Ballkanit, Daniel Serwer. Madje sipas tij, presidentët Thaçi-Vuçiq po e mashtrojnë njëri tjetrin.

“Nuk jam i sigurt as se Thaçi mund t’i ofrojë Vuçiqit marrëveshje të mirë. Të dy ata e kanë mbushur vetveten me idetë për ndarje apo korrigjim të kufijve, sido që e quani. Secili mendon se mund të arrijë diçka, pa dhënë asgjë për palën tjetër. Kjo nuk është mënyra si arrihet deri tek marrëveshja”.

Sipas tij, Thaçi e dëshiron Luginën e Preshevës, e Vuçiqi nuk mund t’ia japë atë për shkak të rrugës së Selanikut. Ndërkaq Vuçiqi thotë se e dëshiron veriun e Kosovës, “por Thaçi nuk mund t’ia japë atë pjesë e cila ma herët është populluar me shumicë shqiptare”.

“Kështu që mendoj se është një mashtrim i ndërsjellë. Çështja është se korrigjimi apo shkëmbimi i territoreve nuk pranohet nga evropianët, as nga amerikanët”, ka thënë ai./kohaditore

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit