0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Serwer: Nikoliq duhet t’i japë shpjegime Merkelit për ushtarët e plagosur

Më të lexuarat

Analisti amerikan Daniel Serwer për situatën e krijuar në veri të Kosovës i bën përgjegjës serbët radikalë të Kosovë, të cilët janë mbështetur drejtpërdrejtë nga Beogradi.

Ata që po e gjuajnë KFOR – in janë kriminelë që duhet të arrestohen. Fakti që dy ushtarë gjermanë janë plagosur atje, nënkupton se Nikoliq duhet t’i japë shpjegime Angela Merkelit. Por presidenti i ri serb vështirë se do ta ndryshojë politikën ndaj Kosovës. Ju duhet të punoni shumë për të ecur drejt BE -së. Në një vend të vogël si i juaji duhen njerëz të guximshëm për ta luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, thotë për Express analisti Daniel Serwer.

Vizitën në Kosovë e ka nisur duke takuar presidenten Atifete Jahjaga, për të cilën thotë se është simbol i fuqishëm i shtetit të Kosovës, dhe se jashtë vendit ajo shihet me admirim.

Madje, pak me humor, thekson se as Presidenti i SHBA-së nuk e ka privilegjin të jetë përfaqësues i popullit mbi partitë politike, ashtu siç e ka Jahjaga.

Për situatën e krijuar në Veri të Kosovës, Serwer i bën përgjegjës serbët radikalë të Kosovës, të cilët janë mbështetur drejtpërdrejt nga Beogradi./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit