3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Serbia të hënën merr vendimin

Më të lexuarat

Vendimi përfundimtar i Beogradit nëse pranon ose refuzon ofertën e Brukselit do të merret të hënën pas seancës së kryesisë të Partisë Progresive Serbe, njofton RTS.

Në orët e mbrëmjes të premten, në ndërtesën e Presidencës së Serbisë përfundoi takimi në mes të president serb Tomislav Nikolic, kryeministrit Ivica Dacic dhe nënkryetarit të qeverisë, Aleksandar Vucic, për gjetjen e zgjidhjes për Kosovën dhe për ofertën e Brukselit.

Mediat serbe kanë raportuar se Nikolic e Vucic kanë biseduar disa orë rreth kësaj teme, ndërsa kah fundi i mbledhjes atyre iu është bashkuar edhe Dacici, i cili në mbledhjen e qeverisë i ka informuar ministrat për rrjedhën e negociatave ndërmjet Beogradit e Prishtinës në Bruksel.

Asnjëri nga zyrtarët serbë nuk ka komentuar asgjë para gazetarëve rreth diskutimeve në këtë takim, megjithatë raportohet se të hënën pas seancës së partisë së Nikolicit, do të merret vendimi rreth marrëveshjes me Prishtinën.

Serbia dhe Kosova duhet të deklarohen për zgjidhjen e ofruar nga Bashkimi Evropian deri më 9 prill./zhurnal/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit