Moslejimi i vizitës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Beograd tregon për nivelin e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, pohojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.
Sipas këtyre të fundit, Thaçi ka shprehur gatishmëri për ta vizituar Serbinë, përderisa po pritet përgjigjja zyrtare e Qeverisë në Beograd.
Numri dy i Qeverisë së Kosovës është ftuar nga organizata joqeveritare “Ambasadorët e Paqes” në Beograd për të marrë pjesë në konferencën e të rinjve që i dedikohet integrimeve evropiane, mirëpo autoritetet serbe janë kërcënuar se nëse shkel në tokën serbe ai do të arrestohet.
Në anën tjetër, analistët politikë në vend thonë se nëse nuk lejohet vizita e Thaçit në Beograd duhet të aplikohet parimi i reciprocitetit për vizitat e ngjashme të zyrtarëve të lartë serbë në Kosovë.kohaislame