Serbia është pishman pse ka pranuar marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufijve, “IBM” dhe tani seriozisht po mendon të heqë dorë.
Gazeta “Zëri” ka marrë vesh nga burime të saj në Bruksel se pushtetarët e tashëm serbë thjesht nuk mund të pajtohen me faktin që në kufijtë e veriut të Kosovës të ketë forca të përbashkëta policore të Kosovës dhe Serbisë.
Sidoqoftë, implementimi i kësaj marrëveshje është pjesë e kushteve për të cilat Serbia do t’i ketë tre muaj t’i plotësojë.
Kjo pritet t’i thuhet kryeministrit serb, Ivica Daçiq nga përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Catherine Ashton, me siguri në muajin shtator, kur Daçiq pritet ta vizitojë Brukselin./Indeksonline/kohaislame