1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Serbia kërkon ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së

Më të lexuarat

Serbia ka paraqitur pranë autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, kërkesën për ekstradimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Tomor Morina, i arrestuar nga policia maqedonase, në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga INTERPOL-i, me kërkesë të Serbisë. Detaje tjera mbi kërkesën e palës serbe nuk jepen, ndërkohë që lidhur me këtë kërkesë duhet të vendos Ministria e Drejtësisë në Shkup.

Këshilli i Gjykatës Penale për krim të organizuar në Shkup, ka refuzuar të premten kërkesën e palës mbrojtëse për lirimin nga paraburgimi 30-ditor të Tomor Morinës. Avokati i Morinës, Naser Raufi për Rel, ka shprehur besimin për një epilog pozitiv në procedimin e mëtejmë lidhur me këtë rast.

“Po punohet shpejt në këtë rast dhe pasi Beogradi të dërgojë dokumentacionin, unë do t’i shoh së bashku me Tomorin, por unë nuk besoj se do të dërgojnë diçka mbi pretendimet e tyre. Në fund vendos ministri i Drejtësisë, pra qeveria. Mendoj se punët janë mirë”, ka deklaruar avokati Raufi.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane i Maqedonisë së Veriut,, Bujar Osmani e ka qujtur të “veprim të patolerueshëm” arrestimin e Morinës duke kërkuar nga institucionet lirimin e menjëhershëm të tij. “Morina duhet të lirohet. Është vërtetë e tmerrshme kjo që ka ndodhur, sepse kjo ndikon në marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Kërkesa e Serbisë vlen për qytetarët e saj, ndërsa ne qytetarët e Kosovës i kemi pranuar si qytetarë të Kosovës”, ka deklaruar Osmani.

Kryeministri, Zoran Zaev ka thënë se në këtë rast do të veprohet në përputhje të plotë me ligjet vendore dhe ndërkombëtare.

Arrestimi i Tomor Morinës ka nxitur reagime të shumta në Prishtinë e cila ka kërkuar nga Shkupi lirimin e menjëhershëm të Morinës, si dhe të hedhë poshtë “urdhrat politike për arreste të lëshuara nga Beogradi”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit