0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

SERBIA KA PËR TA PRANUAR KOSOVËN

Më të lexuarat

Bashkëkryetari i Nismës së Igmanit dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Branko Lukovac, ka thënë se Serbia do të duhet ta njohë Kosovën, nëse e dëshiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE).

“Kosova e pavarur është një realitet me të cilin Serbia jeton qe sa vite. Çështja është nëse pushteti në Serbi ka për ta gjetur forcën – nëse janë të përkushtuara sinqerisht për rrugën evropiane – që qytetarëve t’ua thonë të vërtetën”, tha Lukovac për “Dnevnik”.

Ai shtoi se mesazhet që kanë ardhur kohët e fundit nga Berlini në Beograd nuk paraqesin asgjë të re.

“Për to kanë ditur politikanë seriozë edhe më herët, e tani vetëm se janë komunikuar publikisht pasi është përuruar qeveria e re. Nëse e do BE-në, Serbia duhet ta pranojë Kosovën”, thekson Lukovac, sipas të cilit kjo mund të ndodhë kur u vjen fundi i bisedimeve me BE-në për çështjen e anëtarësimit.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit