-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Serbia i kërkon Australisë të mos i dorëzojë Kroacisë kapiten Draganin

Më të lexuarat

Ministri serb i Drejtësisë, Nikolla Selakoviç i kërkon ministrit australian të Drejtësisë që të mos lejoj ekstradimin e Dragan Vasiljkoviçit, i njohur si kapiten Dragani, Kroacisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Selakoviç si arsye të kërkesës së tillë ka deklaruar se Republika e Serbisë ka frikë që procedura penale e cila do të kryhet në Kroaci kundër Vasiljkoviçit nuk do të mbështetet me dëshmi të mjaftueshme dhe të qëndrueshme. “Në raste të ngjashme deri më tani janë shqiptuar shumë dënime me burgim afatgjatë me shkelje të rënda të drejtave themelore të njeriut, ndërsa një numër i konsiderueshëm i organizatave për mbrojtjen e të drejtave civile dhe të njeriut regjistruan diskriminimin e domostruar të autoriteteve gjyqësore në Republikën e Kroacisë në rastet e serbëve të akuzuar për krime lufte,” tha Ministri serb i Drejtësisë.

Si shembull për pretendime të tilla, ai në letrën drejtuar autoriteteve Australiane thekson vendimin e Mbretërisë së Bashkuar në rastin e Milan Spanoviç e cila e kundërshtoi ekstradimin e tij në Kroaci. Republika e Serbisë dhe të gjitha autoritetet gjyqësore me shkrim shprehën gatishmërinë për të marrë të gjitha hapat e nevojshëm për zhvillimin e procedurës penale kundër Dragan Vasiljkoviç në Serbi në përputhje me standardet më të larta ligjore.
Sqarohet, siç thuhet në letër të publikuar nga mediat e Beogradit, fakt që deri tani në Republikën e Serbisë në mënyrë të paanshme dhe të pavarur janë kryer shumë ndjekje penale për krime të luftës të kryera në ish Jugosllavi kundër qytetarëve të Serbisë, pavarësisht nëse ato kanë shtetësi të ndonjë vendi tjetër.

Serbia autoriteteve Australiane në lidhje me rastin e Dragan Vasiljkoviç, të akuzuar për krime lufte në Kroaci, deri më tani i është drejtuar tre herë. Aktivistët e organizatave të djathta, dhjetë ditë më parë protestuan dhe i dorëzuan letër ambasadës Australiane në Beograd, në të cilën kundërshtojnë ekstradimin Kapitan Draganit në Kroaci, ndërsa në Beograd atë ditë u vendosën postera ku shkruhej “Stop ekstradimit të kapiten Draganit”.

Gjykata Australiane në Canberra tre javë më parë hodhi poshtë ankesën për ekstradimi të Dragan Vasiljkoviç me të cilën hapet mundësia për ta ekstraduar në Kroaci ku akuzohet për krime lufte. Vasiljkoviç në Kroaci akuzohet për krime lufte, torturim dhe vrasje të burgosurve të luftës, si dhe për sulme ndaj civilëve gjatë luftës 1991-1992. Dragan Vasiljkoviç ka lindur në Beograd dhe është shtetas australian, u arrestua në Perth më 2006, pas kthimit nga Serbia. Për tetë vjet ndodhet në paraburgim, ndërsa gjykata australiane vendimin për ekstradimin e tij në Kroaci e miratoi në vitin 2012.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit