6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Serbia i dërgon notë proteste Kroacisë

Më të lexuarat

Ministria e Jashtme e Serbisë ka dorëzuar një notë proteste te ambasadori kroat në Beograd lidhur me deklaratat e ministrit të jashtëm kroat, Miro Kovaq, të cilat nga ana serbe janë konsideruar si sulme të pandershme.

Ministri i jashtëm kroat ka akuzuar Serbinë se është shteti i origjinës ku janë bërë planet e luftërave gjatë viteve të ’90-ta. Sipas ministrisë serbe, është e pandershme që aplikimi i disa ligjeve në Serbi të përshkruhet publikisht nga zyrtarët kroatë si “shtrembërim historik”.

Frenimi i Kroacisë nga këto vlerësime do të ndihmonte në përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimin e mirë fqinjësor në të ardhmen, ka konsideruar ministria.

“Ministria e Jashtme e Serbisë shfrytëzon këtë rast që të theksojë se incidentet nacionaliste dhe gjuha e urrejtjes janë duke ndodhur thuajse çdo ditë në Republikën e Kroacisë, duke bërë që pjesëtarët e komunitetit serb atje të ndihen të kërcënuar”, thuhet në reagimin e Serbisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit