0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Serbia fitoi negociatat me BE në janar, Shqipëria u shty për qershor

Më të lexuarat

Negociatat për anëtarësimin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Serbisë do të nisin në janar, kurse data e saktë do të caktohet më vonë nga kryesuesja e radhës e unionit Greqia, kanë konkluduar sot ministrat e jashtëm të BE-së.
Sipas medieve serbe, kështu bënë të ditur për gazetarët e mbledhur në Bruksel, shefat e diplomacive të Sllovenisë dhe Kroacisë, Karl Erjavec dhe Vesna Pusic.

Një zyrtar tjetër i lartë ka bërë të ditur se në konkluzionet e burrështetasve evropian po ashtu është futur një klauzolë kuçe e cila kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që të lidhin “një marrëveshje ligjore për normalizimin e plotë të raporteve, para se Serbia të bëhet anëtare e Bashkimin Evropian”, transmeton rel.

Në kuadër të kësaj “kornize negociatore”, të cilën ministrat e jashtëm evropian miratuan, thuhet se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve do të ngërthehet në kapitullin e 35-të “në fazën e hershme të negociatave” për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Megjithatë, është lënë hapësira që kjo klauzolë të jetë pjesë e ndonjë kapitulli tjetër, dhe se “Serbia duhet të sigurohet se qëndrimi i saj karshi statusit të Kosovës, nuk krijon pengesa ose ndikon në zbatimin e traktareve ligjore evropiane nga ana e Serbisë”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit