2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Serbia do të detyrohet ta njoh Kosovën

Më të lexuarat

Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës duhet të ngrihet në nivel politik, ndërsa në fund të këtij procesi duhet gjetur një zgjidhje përfundimtare për nyjën e Kosovës, ka thënë ish Koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek.

“Beogradi dhe Prishtina janë në thelb për këtë, ndërsa duhet vetëm edhe një herë të bindet Brukseli se duhet të ndërrohen kufijtë në Ballkan”, tha Busek për “Novosti”.

Sipas tij, të gjitha detajet për daljen nga pat-pozicioni i Kosovës mund të përputhen në një lloj Dejtoni për Kosovën, ku bashkësia ndërkombëtare, mbi të gjitha BE, SHBA dhe Rusia, do të jenë garantues të marrëveshjes.

Busekun nuk e ka habitur kërkesa e Gjermanisë se Beogradi dhe Prishtina duhet të nënshkruajë kontratën për marrëdhëniet dypalëshe, madje pret që shtetet e BE-së, sidomos Gjermania, të shtojnë kërkesa tjera. Ai madje thotë se është e pamundur të dihet se kur Serbia do të jetë anëtare e BE-së. Sipas tij, problem nuk do të jetë vetëm normalizimi i raporteve me Kosovës, por edhe ndryshimet në sistemin e saj të drejtësisë, politikat e ekonomisë etj.

“Kemi thënë se në 100 vjetori e Luftës së Parë Botërore, më 2014, tërë Ballkani do të jetë në familjen evropiane, por kjo duket se nuk do të ndodhë”, thotë Busek. “Ajo që dihet me siguri, është që Serbia para hyrjes në BE duhet ta njoh shtetin e Kosovës”. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit