Presidenti serb, Tomisllav Nikoliç dhe zëvendëskryeministri Aleksandar Vuçiç janë përgjuar nga një seksion i Ministrisë së Punëve të Brendshme, në kuadër të luftës kundër korrupsionit.
Lajmin e kanë shkruar mediat lokale. Kjo gjë ka shkaktuar tension brenda qeverisë dhe institucioneve serbe, pasi nuk ka urdhër zyrtar për një gjë të tillë.
Ndërsa sipas dëshmive brenda policisë, përgjuesit kur kanë marrë listën e numrave, nuk e kanë ditur se një pjesë e tyre ishin numra të zyrtarëve të lartë të shtetit.
Televizioni publik serb e ka cilësuar këtë gjë si “Uotergejti serb”, kur si në rastin e Amerikës, përgjohen dhe ndiqen krerët e shtetit.
Kryeministri Ivica Daçiç, që ditët e para të publikimit të këtij rasti, premtoi një hetim, ndërsa Vuçiç ka thënë se është i shokuar. Më parë është bërë e ditur se afërisht 1 milion serbë përgjohen nga shërbimet sekrete./tch/kohaislame