Në seancën e veçantë të Kuvendit të Serbisë, përkitazi me raportin e Qeverisë serbe për bisedimet Prishtinë-Beograd, 173 deputetë votuan pro marrëveshjes për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, 24 kundër, ndërsa pesë të tjerë abstenuan.
Ashtu siç paralajmëruan, kundër marrëveshjes kanë votuar deputetët e Partisë Demokratike të Serbisë, si dhe disa deputetë nga Kosova nga partitë tjera. Mbledhja ka mbaruar pak pas orës 22:00, ndërsa pas votimit të pranishmëve iu drejtua sërish kryeministri serb, Ivica Dacic. /Tg/kohaislame