0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Serbi, babai mbyt djalin 1 vjeçar

Më të lexuarat

Shtetasi serb, 25 vjeçari Kurtiq ka shfaqur dhunë të paparë ndaj djalit të tij 1 vjeçar. Ai e ka mbytur atë, duke e hedhur në dysheme dhe duke e shkelmuar shumë herë. Vogëlushin nuk e shpëtoi as operacioni disaorësh.
Shtetasi i Serbisë, Kurteshi Kurtiq nga Zemuni, ka mbytur djalin e tij, 12 muajsh, duke e hedhur në dysheme me forcë dhe duke e goditur e shkelmuar shumë herë.
 
Për pasojë, një vjeçari D.M. nuk u shpëtoi lëndimeve të shumta në stomak dhe kokë, pavarësisht operacionit në spital, ku vdiq të mërkurën rreth orës 23 e 30.
 
Kurtiq besohet se e vrau të birin pasi familja e akuzoi se vogëlushi nuk është i tij, njofton Alo, transmeton Klan Kosova.
 
Ky rast ka nxitur reagime të shumta në Serbi, duke e konsideruar skandalin më të madh në disa vitet e fundit, të kësaj natyre.
25 vjecari thuhet se nuk po merakoset fort për atë që ka bërë.
 
“Edhe pse iu tha se djali i ka vdekur, ai dje nuk shfaqi kurrfarë emocionesh. Vetëm rrinte ulur dhe heshte në burg”, ka thënë një burim i gazetës.
 
Megjithatë, raportohet se të mërkurën, kur ndodhi tragjedia dhe kur u arrestua, Kurtiq ka thënë para policëve se i vjen keq çfarë ka ndodhur dhe se shpreson që Zoti do t’ia shëptojë djalin, i cili në ato momente ndodhej në spital.
 
Alo! mëson se i arrestuari edhe më herët e ka keqtrajtuar të birin, pasi ka dyshuar që është i tij, por askush nuk e ka paraqitur atë te organet e rendit.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit