1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Serbët zgjedhin Kosovën para Europës

Më të lexuarat

Në referendumin eventual “Kosova, apo Evropa”, gati 60 për qind e qytetarëve të Serbisë do të zgjedhnin Kosovën, ndërsa 27 për qind do të përcaktoheshin për Bashkimin Evropian, ky është rezultati i prezantuar sot nga hulumtimi i B92 dhe “Ipsos Strategic marketing “.

Hulumtimi, i cili përfshinte 1.002 respondentë, ka treguar se në mesin e votuesve të anketuar nga Partia Progresive Serbe, 78 për qind prej tyre e kanë zgjedhur Kosovën para Evropës, kurse 14 për qind e mbështetësve të “progresistëve” kanë rrethuar BE-në para Kosovës.

Rezultatet e hulumtimit kanë treguar se votuesit nga radhët e socialistëve, 77 për qind prej tyre në referendumin “Kosova, apo Evropa” do ta zgjedhnin Kosovën, kurse vetëm nëntë për qind BE-në.

Midis votuesve të Partisë Demokratike të Serbisë, 64 për qind do të zgjidhnin Kosovën, kurse 24 për qind BE-në, ndërsa mbështetësit e Partisë Demokratike, 46 për qind e tyre kanë votuar për Kosovën, kurse 43 për qind për BE-në.

Ndërsa votuesit e Partisë Liberale Demokratike, sipas rezultateve të hulumtimit, 74 për qind e tyre në referendumin eventual do të përcaktoheshin për Evropën, kurse tetë për qind për Kosovën.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit