-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Serbët që luftërat ndaj neve i filluan në Ramazan, tashmë shtrojnë iftar për Shqiptarë

Më të lexuarat

Kurrë  më pare nuk ka ndodhur një gjë e këtillë në muajin Ramazan. Besimtarët mysliman qofshin boshnjak, turk apo shqiptarë,  kaherë janë mësuar që festat e tyre, ditë gëzimi, të shendohen në ditë përkujtimi e hidhërimi. Në Bosnje e Hercegovinë,  lufta e përgjakshme filloi në ditë Bajrami, Në Kosovë lufta e pa drejtë filloi në mes të Ramazanit dhe atë mu në sofrën e syfyrit, kur Nëna e Dëshmorëve të Kosovës, Nëna Zahide kishte përgatitur syfyr për trimat e saj së bashku me trimëreshat e saj Igballen e Fatimen.
 
Graqanica është një qytezë e vogël me 59.000 banor me disa fshatra përreth kryesisht të nacionalitet serb. Kjo qytezë gjendet larg Prishtinës vetëm 10 km. Për hir të solidaritetit, harmonisë, paqes në mes muslimanëve shqiptarë dhe ortodoksëve serbë, kryetari i komunës së Graqanicës Valdet Kostiq këtë muaj të Ramazanit shtroi iftar për të gjithë qytetarët të besimit Islam në Graqanicë.
 
Pas iftarit të pasur me ushqime të bollëkshme, kryetari Valdet Kostiq shfrytëzoj rastin të bëjë biseda të lira dhe të dëgjojë brengat, problemet dhe mospajtimet e shqiptarëve të cilët jetojnë në këtë komunë serbe.
 
Në iftarin që organizuar Serbët për Shqiptarët, ishin të pranishëm edhe përfaqësues të institucioneve të nivelit qendror dhe lokal si dhe përfaqësues ndërkombëtar.  Sipas fjalëve të kryetarit  Kostiq, planifikohet që ky iftar  të mos jetë i pari dhe i  fundit, por do të bëhet  “ Iftar Tradicional” në Kosovë,  mu në qendër të Graqanicës. 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit