0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Serbët përpiqen të kundërshtojnë aksionin e KFOR-it

Më të lexuarat

Aksioni i KFOR-it për të mbyllur vendkalimet ilegale në afërsi të vendkalimit kufitar Bërnjak, ka hasur në kundërshtimin e popullatës lokale serbe.

Strukturat “paralele” të pushtetit kanë lëshuar sirenat, duke ftuar popullatën të dalë në kundërshtim të aksionit të forcave paqeruajtëse.

Sipas medieve serbe, dy pjesëtarë të komunitetit serb janë plagosur gjatë përpjekjeve për ta penguar KFOR-in.

Plagët thuhet se janë të lehta dhe se ata janë lëshuar në shtëpi pas ndihmës së parë që kanë marrë në Shtëpinë e Shëndetit në Zubin Potok, transmeton REL.

Forca e KFOR-it ka vendosur disa pika kontrolli të automjeteve dhe ka bërë kordonin e disa zonave për shkaqe sigurie.

“Ky aktivitet bëhet në mbështetje të operacioneve që kanë të bëjnë me mbylljen fizike të pikave të paautorizuara kufitare”, thuhet në komunikatën e misionit paqeruajtës të NATO-s/koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit