1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Serbët përkujtojnë 360 vjetorin e Betejës së Kosovës

Më të lexuarat

Shumë shtetas serbë nga Kosova dhe Serbia me vetura private dhe autobusë kanë shkuar në Gazimestan për të festuar festën e Vidovdanit.

Shumica të prej tyre mbanin në duar flamuj të Serbisë. Nuk mungonin as mesazhet: “Kosova është Serbi”.

Pasi përkujtuan, sipas tyre, vuajtjet që edhe sot populli serb i ka në Kosovë, porosia nga ky manifestim ishte se “Kosova do të mbetet përgjithmonë serbe”.

Manifestimin e udhëhoqi, kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Amfilohije.

Në fund të manifestimit u shpalos edhe pankarta e shkruar në gjuhën serbe e ruse se “Kosova është e pandashme dhe nuk dorëzohet”.

Për Kishën Ortodokse Serbe kjo është festë me konotacion fetar dhe nuk tërhiqen të shpalosin flamuj të Greqisë dhe Rusisë, si shenjë e aleancës ortodokse mes popujve. Ndërsa përkujtohen të rënët në Betejën e Kosovës në krye me Car Llazarin./ Tv Klan

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit