-0.1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Serbët: Nuk heqim dorë nga Trepça dhe Ujmani

Më të lexuarat

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Aleksandar Vulin ka deklaruar se Serbia nuk do të heq dorë nga Trepça dhe liqeni i Ujmanit, të cilat i ka cilësuar si pasuritë më të vlefshme serbe në Kosovë. “Çdo marrëveshje e ardhshme do të niset nga fakti se Serbia në Kosovë ka investuar dhe se është pronar i të gjitha pasurive në hapësirën e Kosovës , edhe e Trepçës”, ka thënë Vulin gjatë një vizite në Leposaviq. Sipas tij, Trepça dhe liqeni i Ujmanit janë resurset më të rëndësishme të Serbisë në Kosovë. Në lidhje me liqenin e Ujmanit, Vulin ka thënë se Prishtina po këmbëngul në të drejtën e saj për çdo gjë, edhe pse sipas tij, e vërteta është se një e treta e këtij liqeni ndodhet në territorin e Novi Pazarit në Serbi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit