Shtetasit e Serbisë janë të parët me numrin e kërkesave për azil në shtetin e Zvicrës – 1.152 kërkesa gjatë shtatë muajve të parë të sivjetshëm.
Pushteti i Zvicrës ka shkurtuar në 48 orë afatin për shqyrtimin e kërkesave për azil të qytetarëve nga vendet prej të cilave për hyrje në Zvicër nuk u nevojitet viza. Kështu do të lehtësohet dhe përshpejtohet përzënia e tyre në vendet e origjinës. Ky është vendimi i Drejtorisë federale për migrim (BFM) dhe si reagim në rritje enorme të numrit të kërkesave për azil, që në këtë vend po paraqesin qytetarët e Serbisë, Maqedonisë dhe Bosnje e Hercegovinës, të cilëve nga vitit 2009, përkatësisht 2010, më nuk u nevojitet viza për të hyrë në Zvicër. Nga janari deri në korrik nga këto vendet kanë kërkuar azil në Zvicër 4.593 qytetarë. Sipas vlerësimeve të pushtetit fjala është kryesisht për romët. Statusin e azilantit e kanë marr vetëm 20 persona, që do të thotë se kuota e pranimit të kërkesave është rreth 0,5 %./koha/kohaislame