1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Serbët me 3 mijë euro martohen me nuse shqiptare

Më të lexuarat

Dhjetëra të rinj serb për çdo muaj martohen me shqiptare të reja nga zonat veriore të Shqipërisë. Kështu këtyre ditëve shkruajnë mediat serbe, të cilat e shohin këtë si një nga temat më të kërkuara në Serbi.

Për një nuse shqiptare paguhen 3 mijë euro dhe se të njejtin fat e ka pasur edhe serbi Predrag Gjokoviq, 27 vjeç nga fshati Davidoviq në Serbi, i cili u martua me Anila Prendi nga Tirana. Në këtë zonë serbe theksojnë mediat nuk ka pasur martesa të tilla, mirëpo siç thuhet mbi 900 të rinj janë të gatshëm të martohen me nuse shqiptare.

Predrag ka theksuar se deri tek interesi për martesë me nuse shqiptare ka ardhur pas leximit të shpalljeve në gazeta, dhe se ai ndërmjetësuesit apo shkuesit i ka paguar mbi 2 mijë euro për të gjetur nusen, ndërsa për tre herë me radhë ai ka qenë në Shqipëri dhe ka takuar familjen e nuses së tij me të cilin kanë bërë dasëm.

Ai i ka siguruar një fjalor shqip-serbisht gruas së tij dhe ashtu po e mëson atë në gjuhën e tij amtare. Por edhe Anila për mediat serbe ka theksuar se ndjehet e lumtur në këtë familje.

Lume Miliqeviq është shqiptarja e ve, të cilës burri i kishte vdekur disa vite më parë, mirëpo ajo kishte vendosur që të mbetet në Serbi. Ajo njihet si shkuese apo ndërmjetësuese për martesat. Lumja vazhdimisht organizon udhëtime dhe vizita të të rinjve serb nga zonat rurale serbe drejt Shqipërisë, ku atje ajo grumbullon vajza dhe familje të interesuara për martesa. Më pas ndërmjetësuesja organizon edhe vizitën e prindërve të vajzave në Serbi, për të parë se ku do të jetonin vajzat e tyre.

Vetëm në zonën e Rashkës, Peshtera, Golij, Javor dhe Jadovik janë martuar mbi 150 shqiptare me serbe dhe se ato deri tani kanë krijuar familjet e tyre me shumë fëmijë. “Vecernje Novosti” shkruan se deri në vjeshtë pritet të bëhen mbi 50 martesa të reja me nuse shqiptare. Vetëm një martesë rezulton e pafatë, pasi që burri serb ishte pijanec dhe gruaja e tij shqiptare ka ikur me një serb tjetër. Organizata “Rashka e Vjetër” organizon dhe ndërmjetëson falas për martesat dhe organizon udhëtimet e serbëve në Shqipëri.

Kjo organizatë bën të ditur se nuk bëhet fjalë për ndonjë biznes, por vetëm për aktivitet human për mosboshatisjen e fshatrave serbe. Sipas tyre, deri tani ajo ka bërë 300 martesa midis serbëve dhe shqiptareve.

Në Shkodër ekziston agjencia e cila ndërmjetëson për martesat dhe se serbët paguajnë mbi 3-4 mijë euro për një nuse shqiptare. “Po ringjallim fshatrat. Në një fshat Bugjevë dhjetë gra nga vendi i shqiponjave kanë lindur mbi 12 fëmijë dhe se është hapur shkolla sërish”, theksoi një fshatar serb për mediat. (INA)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit