-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Serbët kërkojnë Ujmanin e Gazivodës dhe telefoninë

Më të lexuarat

Qeveria e Serbisë, ka shfaqur haptas interesimin e saj që serbët e veriut të kenë kompaninë e veçantë e cila do të i furnizojë ata me energji elektrike në Kosovë. Kërkesa e tyre është që hidrocentrali i Ujmanit (Gazivodës), të kalojë nën kompetencat e asociacionit të komunave serbe në veri, që do themelohet pas zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Këtë kërkesë e ka bërë të mërkurën, Ministrja e Energjetikës në Serbi, Zorane Mihailovic, me ç’rast menjëherë i është kundërpërgjigjur zëvendëskryeministrja në Kosovë, Edita Tahiri, e cila po udhëheq dialogun teknik në Bruksel, për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

“Asetet me karakter nacional qeverisën nga niveli qendror këtë rast nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ndërsa pretendimet që këto çështje të trajtohen në nivel lokale apo nga një përkatësi etnike janë kundër kushtetutës së Kosovës dhe parimeve evropiane, andaj kërkesa e Serbisë nuk ka mundësi që të aprovohet asnjëherë”, tha Tahiri, për “Zëri”, përmes telefonit, e cila gjendet në Bruksel, ku dy ditët e fundit ajo bashkë me palën serbe kanë vazhduar diskutimet për zbatimin e marrëveshjeve për tema të ndryshme.

Tahiri shtoi se kur palët kanë biseduar në Bruksel, për çështjen e energjisë, pala serbe ka pas tendenca që këtë kërkesë ta fut në agjendë, por i është refuzuar.

Përndryshe sipas saj, si për energjinë ashtu edhe për telekomin vazhdojnë të mos kenë pajtime mes njëra tjetrës. Javën e fundit palët as që kanë diskutuar për këto dy tema, për të cilat do të ketë diskutime mbase raundin tjetër, tha Tahiri.

Ndërsa zërat se pala kosovare do të lëshojë pe ndaj kërkesës tjetër ë vije nga Serbia, lidhur me telekomin, të cilët kërkojnë që Kosova të iu licencoj një operator mobil. Nuk qëndrojnë thotë Tahiri.

“Përgjigjja jonë mbetet e njëjtë, nuk do të ketë licencim të një operatori të tretë mobil serb në Kosovë. Propozimi ynë mbetet i njëjtë që një gjë të tillë ata mund ta bëjnë vetëm përmes një operatori virtual i cili mund të operojë në Kosovë si një kontraktor i operatorëve ekzistues Vala apo Ipko”, tha zëvendëskryeministrja, duke shtuar se si përfundim dy këto tema mbesin të pa zgjidhura dhe janë në pritje të BE-së që të del me një propozim dhe të caktojë takimin e radhës ku do flitet për to.

Ndryshe, dy ditët e fundit, më 25 dhe 26 qershor, në Bruksel, në agjendën e diskutimeve ka qenë çështja e zgjedhjeve lokale në veri. Siç tregon Tahiri, palët kanë shënuar përparime të reja sa i përket rolit lehtësues që do të ketë OSBE-ja në organizimin e zgjedhjeve në katër komunat në veri, konform marrëveshjes së arritur në Bruksel, dhe konform Kushtetutë dhe ligjeve të Kosovës.

Po ashtu është folur për regjistrimin e subjekteve të reja dhe certifikimin e subjekteve politike të interesuara për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të vitit 2013, ku kjo gjë do të bëhet nga ana e KQZ -së, së Kosovës, tha Tahiri.

Sipas saj, nëse subjektet politike nuk regjistrohen në KQZ, nuk do të kenë të drejtën e pjesëmarrjes në këto zgjedhje. Pikërisht për këtë çështje, në takimin e fundit në Bruksel, me Tahirin ka qenë edhe Valdete Daka, kryetare e KQZ-së. Siç është bërë e ditur tashmë, zgjedhjet lokale në tërë Kosovën përfshirë edh enë veri do mbahen me 3 nëntor.

Ndryshe, për këtë javë kanë përfunduar takimet në Bruksel, e ato do vazhdojnë javët në vazhdim, ku pritet të flitet edhe për telekomin e energjinë. Por çështja e hidrocentralit Gazivoda (Ujmanit), nuk do të jetë në agjendë, siguron zëvendëskryeministrja, Tahiri. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit