1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Serbët kërcënohen: S’do të ketë qarkullim të KFOR-it e të EULEX-it në veri

Më të lexuarat

Prej sot e tutje, në veri të Mitrovicës, qarkullimi do të jetë i bllokuar për KFOR-in dhe misionet tjera ndërkombëtare, kanë thënë përfaqësuesit e serbëve në veri të Kosovës.

Kërstimir Pantiq, njëri nga liderët e serbëve të Mitrovicës, u ka thënë qytetarëve të tubuar se është vendosur që të rivendosen barrikadat.

“Forcat ndërkombëtare kanë nisur përballjen me serbët dhe ne duhe të mbrohemi me barrikada”, ka thënë Pantiq, duke shtuar se me aksionin e sotëm të KFOR-it, “serbët janë tërësisht të bllokuar dhe nuk mund të shkojnë tutje, përtej Zveçanit”, njofton REL .

Derisa situate të mos ndryshojë, Pantiq ka thënë se qytetarët nuk do t’ia lejojnë qarkullimin e lirë KFOR-it apo EULEX-it.

Në ndërkohë Brukseli ka shprehur shqetësimin për situatën në veri të Kosovës, duke thënë se liria e lëvizjes për të gjithë në Kosovë, është një parim i cili duhet të respektohet.

Këtë mesazh e ka përçuar Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Catherin Ashton. /koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit