1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Serbët iu bllokuan rrugën dhe i sulmuan, ku mbetën edhe të therur

Më të lexuarat

Një shqiptar i Kosovës është lënduar rëndë të dielën mbrëma në territorin e Serbisë, pasi ishte detyruar të ndal autobusin me 55 udhëtarë në bord, në mes të malit, nga një makinë me targa të Nishit, e cila ia bllokoi rrugën.

Qazim Berisha, ngasësi i autobusit të kompanisë “BICI COM”, tha për Radion Evropa e Lirë, se nuk i di arsyet e sulmit, i cili ngjau pak kilometra pas kishte kaluar kufirin Kosovë-Serbi në Merdare.

“Incidenti ndodhi, ashtu që ata na kanë zënë rrugën, e nuk na lejonin me dal. Na ishim në autobus. Një makinë me regjistrim të Nishit, një (Volkswagen) Golf i kuq, edhe doli [njëri] para autobusit. Duke na sulmuar”, rrëfen viktima e sulmit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar këtë incident, i cili ka ndodhur rreth orës 22h, rreth një kilometër në brendi të Serbisë, pas kalimit të pikës kufitare në Merdare.

Sipas forcave të rendit, autobusi po qarkullonte në relacionin Kosovë-Austri, dhe se është ndalur nga persona të panjohur.

Shoferi i autobusit, ndërkaq ka dy plagë nga ky sulm, të cilat i janë shkaktuar me thikë nga njëri i të dyshuarve.

“Ata ishin dy ose tre, se një prej tyre qëndroi në veturë, por nuk e di saktë se sa ishin. Unë prej autobusit s’pata qare pa dal, sepse me më hy në autobus, unë nuk mundem me i lejua. Plus ka gjuajtur me gurë. Na kanë sulmuar me gurë, pastaj e kanë ndal veturën në rrugë. Unë kam dal prej autobusi për me e shkel dhe ashtu”, shpjegon ai për Radion Evropa e lirë.

Berisha thotë se në kohën e incidentit në autobus kishte 55 udhëtarë, fëmijë, gra e pleq, të cilët ishin tmerruar nga kjo ngjarje, e cila siç thotë ai ndodhi në mes të malit.

Por përveç, këtij tmerri, sipas shoferit, frika e udhëtarëve ka zgjat edhe më shumë, pasi ishin marr në pyetje nga policia e Serbisë për të sqaruar secili prej tyre incidentin.

Qazim Berisha, ankohet edhe se nuk ka marr asnjë ndihmë nga autoritetet e atjeshme, pasi ishte plagosur.

“I kishim 55 vetë në autobus. Ka pasur fëmijë, ka pasur pleq. Edhe na kanë maltretuar edhe më vonë, duke i marr pleqtë në pyetje, policia e serbëve. Nuk më kanë përcjell policia, as nuk më kanë pyet për atë punë [policia serbe]. E kam thirrë një veturë private, ka ardhur më ka marrë dhe më kanë dërguar për Podujevë”, sqaron ai.

Viktima e sulmit, për shkak të plagëve në gjoks dhe nënsqetull, është i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Për të sqaruar rrethanat e këtij sulmi, Policia e Kosovës thotë të ketë kontaktuar me Policinë e Serbisë nga të cilët kanë marr konfirmimin se janë në dijeni për rastin, dhe se po kërkojnë të dyshuarit që sulmuan këtë autobus.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit