1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Serbët bllokuan KFOR-in dhe EULEX-in në Zupç

Më të lexuarat

 

Serbët të cilët prej kohësh kujdestarojnë në Zupç të Zubin Potokun kanë bllokuar disa automjete të KFOR-it dhe tri automjete të EULEX-it, të martën rreth 11:00, kanë njoftuar mediet lokale serbe në Mitrovicës.

Sipas tyre, serbët kanë bllokuar KFOR-in dhe EULEX-it, me paramendimin se ata kanë mësyrë bllokimin e rrugëve alternative në komunën e Zubin Potokut.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, toger Besim Hoti, duke e konfirmuar bllokadën e serbëve, tha se rruga është bllokuar, por ka shtuar se trafiku në këtë pjesë të rrugës në drejtim të Bërnjakut është ndërprerë edhe disa herë të tjera, njofton ‘Zëri’.
Megjithatë, toger Hoti, ka siguruar se gjendja në Zupç është e qetë dhe nuk janë shënuar incidente.
Në anën tjetër, nënkryetari i Zubin Potokut, Sergjan Gjuroviq, ka paralajmëruar se mosmarrëveshjet në mes të qytetarëve serbë që e kanë bllokuar konvojin e pjesëtarëve të EULEX-it dhe të KFOR-it do të zgjidhet, ndërsa komunikacionit do të normalizohet. /Indeksonline/kohaislame

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit