-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Serbët “betohen” që Thaçi, Haradinaj e Limaj do dënohen për krime lufte!

Më të lexuarat

Shoqata e familjeve të të rrëmbyerve dhe të të vrarëve në Kosovë ka kumtuar sot se po përgatit aktakuza kundër shqiptarëve të cilët, sipas saj, kanë bërë krime ndaj serbëve romëve, goranëve, myslimanëve dhe shqiptarëve luajalë.

Aktakuzat, siç transmeton tanjug, përfshijnë ato që shoqata i quan krime nga viti 1998 dhe 1999, si dhe, thotë shoqata, krimet e rrëmbimeve, vrasjeve, ndjekjeve, që, sipas saj, kanë ndodhur me ardhjen e NATO-s, KFOR-it dhe UNMIK-ut në vitin 1999, 2000, 2004 dhe 2006.

Aktakuzat do të dorëzohen në Gjykatën Speciale të Beogradit, Amnesty International dhe në Gjyaktën Europiane për të Drejta të Njeriut në Starsbourg.
Siç pohohet në kumtesë, përcjell koha.net, familjet e viktimave kanë dështim të forta për, thotë ajo, për krimet që i kanë bërë “kriminelët e para luftës, të luftës, udhëheqësit UÇK-së, e të cilët tani janë në pozita udhëheqëse në partitë e veta dhe në dhe në Parlamentin kosovar në Kosovë “.

“Kurrë nuk do të lejojmë që kriminelët shqiptarë siç janë Thaçi, Haradinaj e Limaj të kalojnë pa u dënuar. Për këtë kërkojmë nga Qeveria e Serbisë dhe Prokuroria për krime lufte të përkrahë aktakuzën e familjeve të viktimave sepse Gjyqi i Hagës dhe EULEX–i po injorojnë kërkesat serbe”, thuhet në kumtesë.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit