Senatori islamofob australian që dhunoi të minorin që e gjuajti me vezë, sfidohet në aeroport nga dy të rinj më të pjekur.
https://www.facebook.com/watch/?v=2292984907431932
Ndryshe, para disa dite në Melbourne të Australisë, senatori, Fraser Anning është qëlluar me vezë nga një 17-vjeçar teksa po fliste përpara mediave.
Një ditë më parë ai fajësoi myslimanët për sulmin terrorist brenda dy xhamive në Zelandën e Re, ku mbetën të vdekur të paktën 49 persona.
Senatori australian menjëherë pas sulmit tragjik reagoi në Twitter duke shkruar: ‘A mendon dikush ende se emigracioni mysliman dhe dhuna nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën’.
Shkrimi i tij gjeti reagime te ashpra, madje ai u kritikua edhe nga vete bashkë-partiakѱt e tij.
Mediat vendase kanë filmuar momentin kur adoleshenti i hedh vezën në kokë senatorit, ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke e goditur me shpulla e grushta.
Pamjet e publikuar kanë bërë xhiron e mediave ndërkombëtare: