1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Senati Amerikan refuzon rezolutën për shkeljet e Izraelit në Gaza

Më të lexuarat

Rezoluta e paraqitur nga Bernie Sanders kërkonte raportim për shkeljet e të drejtave të njeriut në Gaza nga Izraeli, si mohimi i të drejtës për jetë dhe kufizimet në aksesin humanitar.

Senati amerikan të martën vonë hodhi poshtë rezolutën e cila kërkonte që Departamenti Amerikan i Shtetit të raportonte mbi shkeljet e të drejtave të njeriut nga Izraeli në Gaza.

Rezoluta, e prezantuar nga senatori Bernie Sanders, “udhëzon Departamentin e Shtetit që të sigurojë të gjitha informacionet e besueshme që mund të kenë mbi shkeljet e mundshme të të drejtave të njeriut të njohura ndërkombëtarisht nga Izraeli në fushatën e tij në Gaza”.

Votimi për paraqitjen e rezolutës, ose rrëzimin e mocionit pa debat, kaloi me 72 kundër dhe 11 pro. Demokratët që mbështetën rezolutën e Sanders ishin Senatori Rand Paul, Senatori Chris Van Hollen, Senatori Elizabeth Warren dhe Senatori Peter Welch.

Duke folur në foltoren e Senatit, Sanders tha se rezoluta e tij “përqendrohet në mohimin e së drejtës për jetë të shkaktuar nga operacionet ushtarake pa dallim ose joproporcionale, si dhe nga kufizimet në aksesin humanitar”.

Rezoluta “nuk e ndryshon ndihmën për Izraelin në asnjë mënyrë, ajo thjesht kërkon një raport se si po përdoret ndihma e ShBA-së”, tha ai përpara votimit.

Nëse Senati do ta kishte miratuar rezolutën, do të kishte mandatuar Departamentin e Shtetit që t’i raportonte Kongresit pretendimet për shkeljet izraelite të të drejtave të njeriut brenda një muaji. Në rast se raporti nuk do të ishte dorëzuar, kjo do kishte çuar në ngrirjen e ndihmës ushtarake amerikane për Izraelin.​

Tri shqetësimet e Bernie Sanders

Senatori i Vermontit tha se raporti ishte i nevojshëm, duke përmendur tri arsye.

Shqetësimi i parë që ai përcolli ishte “shkalla e shkatërrimit në Gaza, natyra pa dallim e fushatës ushtarake, katastrofa humanitare dhe kufizimet në aksesin humanitar – ushqim, ujë, furnizime mjekësore dhe karburant”.

“Së dyti, për shkak të përdorimit të gjerë të armëve amerikane në sulmet që kanë vrarë mijëra civilë. Pjesa më e madhe e shkatërrimit që ka ndodhur në Gaza është bërë me armët amerikane”, tha ai.

“Së treti, unë jam i shqetësuar për implikimet e disa prej deklaratave shumë ekstreme dhe qëllimeve të paqarta që vijnë nga qeveria Netanyahu”.

Izraeli ka nisur sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Gaza që nga sulm ndërkufitar i grupit palestinez të rezistencës Hamas.

Të paktën 24.285 palestinezë janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe 61.154 janë plagosur, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Sipas OKB-së, 85 për qind e popullsisë së Gazës tashmë është e zhvendosur brenda vendit për shkak të mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit